Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në policia ka sekuetsruar 10 kg heroinë në Athinë dhe janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 29 dhe 34 vjeç.
Policia ka sekuestruar edhe 3 automjete, 190 euro, 3000 lekë dhe 4 celularë. Policia greke ka konstatuar se 34-vjeçari ka përdorur si “mbulesë” punën e tij si taksist për trafikun e lëndëve narkotike.