Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndanin drogë me qese të vogla, arrestohet 22 vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Droga e sekustruar

Arrestohet në flagrancë një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, si dhe shpallet në kërkim një tjetër në Tiranë.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale R. M., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim D. G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera.

DETAJE nga policia: Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Arrestohet në flagrancë një 22-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor një shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas merreshin me shpërndarjen në doza të vogla të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën "Kongresi i Tiranës", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. G. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën "Kongresi i Tiranës" dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga shtetasi R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasve R. M. dhe D. G.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll