Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Shpërndanin drogë me doza të vogla në Tiranë, arrestohen 2 persona, procedohet 2 të tjerë, mes tyre një grua dhe një italian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f1abab4e96d513e9291d9cbe72731a42

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohen penalisht edhe dy të tjerë, njëri prej të cilëve italian, pasi shpërndanin drogë në Tiranë në doza të vogla.

Mësohet se në pranga kanë rënë 34 vjeçari me inciale S. K., dhe 24 vjeçarja me iniciale I. K., të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve  S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar  “Propocione”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale  të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë(njëri prej tyre shtetas italian)

Sekuestrohen 974 gramë të ndara në propocione  gati për shpërndarje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion të koduar “Propocione”, ku nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në bashkëpunim me  shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. K., 34 vjeç banues në Tiranë

– I. K., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve  S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img