Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen dy persona në Shkodër, në pranga edhe dy të kërkuar

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 4 persona, dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë.

Pas sinjalizimit të qytetarëve, u vunë në pranga 31-vjeçari me iniciale M.D. dhe 29-vjeçari Ardit Sadiku dhe u proceduan dy adoleshentë, pasi shpërndanin lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrolleve në lokale nate dhe akse rrugore u arrestua 61-vjeçari B.M., pasi ishte dënuar me 4 muaj burg për vjedhje dhe 42-vjeçari A.R., i cili ishte dënuar me 2 muaj burg për “Deklaratë të rremë”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Bashkëpunimi me qytetarët  vë në pranga  dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkoitke.

Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve  kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në këkrim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qyetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa.  Si dhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër , pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu nga strukturat D. V. P. Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në  lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim:

  1. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni  134/1-22 të Kodit Penal
  2. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll