Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, Policia jep njoftim për arrestimin e 3 inxhinierëve të ARRSH-së: Ndihmuan biznesmenin të hiqte barrierën e rrugës para karburantit

spot_img

Lajme të ngjashëm

4ae65845ae026e76f2663b8bca69cc5f

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me operacionin e koduar “BYE PASS”.

Janë vënë në pranga me akuzën “shpërdorim detyre”, Leke Tushaj 50 vjeç, Kastriot Braha 56 vjeç dhe Agron Hasa 63 vjeç, ndërsa ky i fundit akuzohet dhe për “falsifikim dokumentesh.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë. të dyshuar si pjesë e skemës mashtruese nga zyrtarët e ARRSH-së dhe biznesmenit Mustafa Koka.

Lexo edhe: ZBARDHEN emrat e zyrtarëve të ARRSH të arrestuar në Durrës, ndihmuan biznesmenin të hiqte barrierën e rrugës para karburantit

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “BYE PASS”.

Ekzekutohen masat e sigurisë ndaj 3 shtetasve dhe shpallen në kërkim 6 shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një pune intensive hetimore, finalizoi me sukses operacionin policor “BYE PASS”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila, bazuar në provat e grumbulluara, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 3 personave nën hetim, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, konkretisht:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

A. B., 48 vjeçe, Dh. L., 55 vjeçe, A. Z., 56 vjeç dhe S. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img