Hapësire reklamuese

Politikë

‘Shpërdorim detyre dhe tendera të paligjshëm’, PD Dibër kallëzon në SPAK dhe KLSH kryebashkiakun Dionis Imeraj

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Naim Gazidede ka denoncuar në SPAK dhe në KLSH kryebashkiakun Dionis Imeraj, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Me anë të një deklarate për mediat, PD në denoncimin e saj shprehet se kreu i Bashkisë Imeraj dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë shkelur barazinë në tenderin me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme – Luzni – Peshkopi”.

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll