Hapësire reklamuese

Politikë

‘Shpërbërja’ e LSI-së nuk ka të ndalur, 100 të rinj vlonjatë i bashkohen PS, Gjiknuri: Dyert tona janë të hapur për ju

Shkruar nga Newsbomb
Foto arkive

Plot 100 të rinj dhe të reja nga LRI e Vlorës kanë “dhënë dorëheqjen” dhe i janë bashkuar PS-së, duke menduar se është një mundësi më e mirë për ta.

Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë.

Ai e vlerësoi së tepërmi vendimin e tyre për t’ju bashkuar PS-së, duke sqaruar se në radhët e partisë rozë nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan t’i bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura. 

“Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe. Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, tha Gjiknuri.

Vërtet i çuditshëm ky largim masiv i të rinjve nga radhët e LSI-së, përsa kohë dëgjon kryetaren Kryemadhi që thotë: LSI është partia e të rinjve!

Më parë edhe 100 të rinj e të reja në Berat u larguan nga LSI-ja dhe iu bashkuan PS-së. “Shkërrmoqja” nga LSI nisi me largimin e ish-ministrit Nasip Naço si dhe ish-deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll