Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Shpenzoi miliona për eskorta dhe drogë”, akuza për evazion fiskal për djalin e Biden

Shkruar nga Newsbomb
“Shpenzoi miliona për eskorta dhe drogë”, akuza për

Prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër Hunter Biden,një çështje e dytë penale kundër djalit të presidentit amerikan, Joe Biden.

Aktakuza me nëntë pika thotë se ai planifikoi të shmangte të paktën 1.4 milion dollarë në taksat federale nga viti 2016-2019. Ai akuzohet për mosdeklari dhe pagesë së taksave, deklarimi i rremë tatimor dhe shmangien e vlerësimit.

Hunter Biden u padit në shtator për akuzat federale për armë zjarri në Delaëare. Djali i presidentit Joe Biden është deklaruar tashmë i pafajshëm në rastin e armës, por po hetohet për mospaguarjen e taksave.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi akuzat e reja. Nëse Hunter Biden shpallet fajtor për evazion fiskal rrezikon deri në 17 vite burg.

Në një aktakuzë prej 56 faqesh të ngritur në Kaliforni, prokurorët pretendojnë se ai i shpenzoi paratë e tij për "drogë, eskorta, hotele luksoze, prona me qira, makina luksoze, veshje dhe sende të tjera.

Në aktakuzë thuhet se djali i presidentit ka marrë më shumë se 7 milionë dollarë në total të ardhura bruto midis 2016 dhe 2020, por me dashje shamangu pagesën e taksave të tij gjatë vitit 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese