Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet shoferi 28-vjeçar në Fier

Lajme të ngjashëm

Një 28 vjeçar në Fier, drejtues automjeti është gjobitur nga polica për tejkalim të shpejtësisë dhe manovra të rrezikshme.

Bëhet me dije se për kundërvajtjen e kryer, si dhe për errësimin e xhamave tej normave të lejuara, konkretisht për shkelje të neneve 137 dhe 139 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. F. 28 vjeç u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Qarkulloi me shpejtësi dhe kreu manovra të rrezikshme, në zonë urbane, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme në një zonë urbane, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. F., 28 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, si dhe për errësimin e xhamave tej normave të lejuara, konkretisht për shkelje të neneve 137 dhe 139 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. F. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.


Më shumë