Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Shpartallohet rrjeti kriminal, arrestohen shqiptarët me drogë e armë, mbi 3.5 ton marijuhanë nga Shqipëria (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shpërbëhet oganizata kriminale e të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve e përbërë nga italiane dhe shqiptare. Katër italianë dhe tre shqiptarë janë arrestuar ndërsa ndaj katër të dyshuarve të tjerë është lëshuar një urdhër-arresti, dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të arrestuarit janë: Antonino Riela, 44 vjeç, konsiderohet si një pikë referimi për  shumë nga klanet mafioze, Vincenzo Spampinato, 42 vjeç, Gianluca Passavanti e 37-vjeçari tjetër italian Angelo Busacca nga Ragusa. Të arrestuarit shqiptarë janë  Moisi Habilaj 39 vjeç, Maridian Sulaj, 29 vjeç, dhe Fatmir  Minaj, 55 vjeç.

Gjatë operacionit u sekuestruan 20,000 euro para cash. Hetimet zbuluan se banda në vitet e fundit kishte kaluar nga bregdeti shqiptar drejt Italisë mbi 3500 kg marijuanë e sekuestruar që u shoqërua edhe me arrestimin e më shumë se 20 “korrierëve”, së bashku me qindra pushkë kallashnikov dhe municione. Sasi të mëdha të marihuanës ishin caktuar për t’u shpërndarë në Katania dhe krahinat e Raguzës dhe Siracusas. Qarkullimi total i vlerës së drogës është 20 milionë euro.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img