Hapësire reklamuese

Politikë

Shpallja non-grata nga Britania, Berisha: Ka gisht Basha dhe Rama, më kanë ardhur informacione të sigurta se...

Shkruar nga Newsbomb
Shpallja non-grata nga Britania, Berisha: Ka gisht Basha dhe Rama, më

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha,  se jan ata të cilët kanë gisht në shpalljen non-grata të tij nga Britania e Madhe.

Berisha tha se do të konsultohet me ekspertë ligjore dhe do të angazhojë avokatë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.

“Qëndron plotësisht. Rregulli është ky nëqoftëse SHBA ndalojnë vizat një personi sipas traktatit që kanë, pothuajse automatikisht ndalohet. Sa kuptova nga letra nuk është ky ndalim mbi bazën e traktatit, mund të jetë, por ajo që di unë Edi Rama njoftoi të parin njoftoi të dytën. Unë di që të akuzosh një tjetër për një aferë, çështje të një personi 14 vitë më parë e cila është zbardhur 100% dhe vazhdon të bëjë biznes në Shqipëri do të thotë të jesh  mashtruar në shkallën më eprore dhe këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare.

Nuk ka diskutim që burimet janë të njëjta, janë të njëjta sa është ndikimi, unë thashë që kam patur të dhëna të sigurta që diplomatë nga departamenti i shtetit kanë bërë presion tani që arritën me luftën e Ukrainës dueht të arrijmë konsensus edhe për çështjen Berisha.

Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj,” tha Berisha.

I pyetur nëse shpallja non-grata po i faturohet demokratëve, Berisha tha se ata kanë bërë zgjedhjen e tyre për idealet që ai përcjell dhe kanë besim te ish-kryeministri.

“Sali Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet. Pra ata janë bashkëidealistë që po shtohen çdo ditë. Unë çdo gje që bëj e bëj për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha, teksa shtoi më tej se hyrja drejt Britanisë i është ndaluar vetëm atij dhe se familjarët e tij janë të lirë të shkojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.