Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Shpallja “non grata” e Sali Berishës, flet avokati Altin Goxhaj: Është pjesë e planit për shpopullimin e Shqipërisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Altin Goxhaj e ka quajtur pjesë të planit për shpopullimin e Shqipërisë shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se me këtë që ndodhi nuk e ka pësuar vetëm Sali Berisha, por e gjithë Shqipëria. Sipas tij, pjesë e planit është popullimi i Shqipërisë me shtetas nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Goxhaj u shpreh në Fax News se provat që kërkon Berisha për shpalljen “non grata” i ka Lulzim Basha, pasi ky është një kurth i mirëmenduar për 8 vite, në të cilin ra ish-kryeministri.

“Nga raportet që kanë ardhur nga Organizaat ndërkombëtare, thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri pati një problem, ishte cadra, duke qenë kjo nuk futeshin as në zgjedhje, dhe kur hynë i humbën zgjedhjet në mënyrë spektakolare. Në 2019, hoqën dorë nga mandatet, më pas të gjitha bashkitë i merr vetëm njëra parti.

Në 2021, PD ia ka lënë hapësirën PS dhe ne kuptojmë se në zgjedhjet e ardhshme, nuk mund të fitohen më zgjedhjet nga demokratët.

Pse është Sali Berisha problemi? Sepse nga raportet e dhëna nga organizatat, thuhet se Lulzim Basha ka pranuar se nuk ka në dorë asnjë lloj veprimi apo vendimi brenda PD-së. Duke i faturuar të gjitha këto Sali Berishës.

Efekti Domino, Rama i bën ftesë Bashës për bashkëqeverisje, reagojnë Meta dhe Berisha të cilët thonë se nuk ka shans për dicka të tillë. Problemi sipas tyre është të heqin qafe Sali Berishën. Unë kam pasur frikë që amerikanët po mbështesnin agjendën e Sorosit për shpopullimin e Shqipërisë. Unë arrij në konkluzionin që ne këtu kishim një kurth. Kur kam ardhur këtu të mërkurën, kam shpjeguar që mbrapa kësaj është Xhorxh Soros.

Berisha thotë ku janë provat. Provat janë tek Lulzim Basha. Ky është një kurth i përgatitur për 8 vite dhe ra pre Sali Berisha, por edhe ne.

Ambasadorja e SHBA tha se Shqipëria po ndryshon. Po në fakt po ndryshon, ky vend më vonë do të quhet Albanistan sepse këtu do të mbushet me të huaj. Do të ketë 1 milionë e ca arabë dhe aziatik dhe 1 milionë Shqipëtarë”, tha Goxhaj.


Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img