Shpallja non-grata e Llallës, deklarata e fortë e SHBA: Jemi gati...

Publikuar tek: politike, më 20:21 22-02-2018 Shpallja non-grata e Llallës, deklarata e fortë e SHBA: Jemi gati...

Shtetet e Bashkuara janë gati te bashkëpunojnë për hetimin e çdo zyrtari te korruptuar qofte ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane ne Tirane, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi te cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit  lidhur me Adriatik Llallen. David Muniz, i ngarkuari me pune i ambasadës dha këtë përgjigje:

“Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikës është gati te bashkëpunojë me çdo hetim te zyrtareve te larte te korruptuar”.

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për te luftuar korrupsionin, e mbi te gjitha rastet ku janë te përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

Departamenti amerikan i shtetit e shpalli pak dite me pare si person te padëshiruar Adriatik Llallen dhe familjaret e tij, duke i ndaluar hyrjen ne Shtetet e Bashkuar te Amerikës.

Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve te mbledhura, sipas te cilave Llalla ishte i përfshirë ne korrupsion gjate kohës qe ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011492013931274
array(1) { ["section"]=> string(70) "shpallja-non-grata-e-llalles-deklarata-e-forte-e-shba-jemi-gati-111139" }