Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

“Non Grata”, Berisha e pranon: Blinken më lëndoi! Kur kam qenë në qeveri ka pasur korrupsion, por jo sa tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me shpalljen “Non Grata”të tij. Ai tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken lëndoi dinjitetin dhe nderin e tij me vendimin e marrë të bazuar në shpifje.

Berisha tha se qeveria të cilën ai drejtonte ishte kundër korrupsionit dhe gjatë gjith viteve të qeverisjes ata janë përpjekur ta luftojnë atë.

“Ndjehem realisht më i motivuar se kurrë ose pothuajse njëlloj i motivuar si 32 vite më parë, kohë në të cilën mora vendimin më të rëndësishëm të jetës time të dal nga guacka e konformizmit që shoqërohej nga një karrierë e lakmueshme për kohën, shoqërohej me kushte jetese normale por me një mungesë të dinjitetit njerëzor. Kjo bëhej çdo ditë e më e papranueshme sepse të tjera flisnim dhe të tjera mendonim. Ishte një dyzim i karakterit njerëzor.

Albert Anjshtanji e quan më shkatërrimtar se fuqinë nukleare për karakterin njerëzor. Në një meditim, duke peshuar çdo faktor dhe duke marrë miratimin e familjes, ajo ishte pjesa më e vështirë, mora një vendim pas të cilit jam ndjerë i lirë siç ndjehem sot. Jo për karrierë politike kurrë. Kisha dashuri dhe pasion të kufijshëm për fushën time. Kësaj radhe mora vendim të mbroja dinjitetin tim se sekretari i shtetit lëndoi  dinjitetin tim, nderin tim me njëvendim të bazuar kryekëput në shpifje. I bëra një letër dy orë mbrapa. Të nesërmen informova shqiptarët se do ta padis në gjykatën e Parisit. Vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua. Qeveria që unë drejtoja dhe unë kemi luftuar kundër korrupsionit. Natyrisht kishte korrupsion, por sot Shqipëria ështe në vendin e dytë për ryfshet. Sot në të gjitha punët publike të marra së bashku nuk janë bërë në 6 muaj sac janë bërë para 8 viteve”, tha Berisha për RTV ORA.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img