Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shpallja e Sali Berishës “NON GRATA”, Minxhozi: SHBA ka hyrë në vathën e politikës shqiptare, ka kapur prej brirësh dashin që prin kopenë!

Shkruar nga Newsbomb
Shpallja e Sali Berishës “NON GRATA”, Minxhozi: SHBA ka

“SHBA kanë hyrë në vathën e politikës shqiptare dhe kanë kapur nga brirët dashin që i prin kopesë.”

Kështu shprehet analisti Skënder Minxhozi, për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha person “non grata” (të padëshiruar në Amerikë).

Në emisionin “Real Story”, Minxhozi tha se vendimi ishte i drejtë, edhe pse në kohë të vonuar.

“SHBA kanë hyrë në vathën e politikës shqiptare dhe kanë kapur nga brirët dashin që i prin kopesë. Kanë penalizuar njeriun që kur hyri në politikë kishte bashkohës Margaret Thatcher dhe Andreotin, dhe ka dhënë mesazhin se tranzicioni në Shqipëri duhet të marrë fund. Nëse ju nuk e bëni dot si popull apo me gjykata, e bëjmë ne.

SHBA kanë bërë një veprim të drejtë, ndonëse të vonuar. Kanë goditur një figurë të urrejtjes në Shqipëri. Një njeri që ka qeverisur me dorë të hekurt, ka imponuar pushtetin e tij në të gjitha strukturat që ka drejtuar. Ka futur një kulturë ndarje dhe jo bashkimi. Një figurë që nuk i shkon vitit në të cilit ndodhemi. Berisha ishte një njeri që vendite nga larg dhe koha të ikte kishte ardhur”, u shpreh analisti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll