Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Shpallja e Sali Berishës dhe familjes së tij “non grata”, Soreca nga Korça: Vendim i marrë nga SHBA, ne e respektojmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ndodhet në Korçë në kuadër të Ditëve të Evropës.

Në një deklaratë për shtyp Soreca është pyetur nga gazetarët në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.

Soreca tha se ky është një vendim që e mori SHBA dhe që nuk i përket atij ta komentojë.

“Nuk kam asnjë koment për të bërë. Është një vendim i SHBA, që ne e respektojmë, unë nuk kam koment” tha Soreca.

 Ai ndër të tjera foli edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku u shpreh se ky është momenti i duhur.

Ndër të tjera Soreca tha se Shqipëria nuk ka qënë kurrë kaq afër për hapjen e negociatave.

“Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur. Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët. Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave. Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, u shpreh ai.

Më shumë

spot_img
spot_img