Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shpalli kandidimin për kryetar partie, Fatbardh Kadilli distancohet nga grupi “Për PD-në”: Nuk jam pjesë e asnjë grupimi, por i mirëkuptoj të gjithë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Kyresisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur edhe kandidaturën për dejtimin e Partisë Demokratike, është distancuar nga grupimi “Për PD-në”.

Ky grupim i formuar nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha gjithashtu ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës si drejtues i PD-së.

Në një intervistë në Euronews Albania, Kadilli u shpreh se mbështet dhe mirëkupton çdo person apo grup që kërkon largimin e Bashës, por nuk është pjesë e asnjë grupimi. Ai thotë se ka përvojë që do ta vendosë në funksion të Partisë Demokratike, teksa shton se demokratët do të kenë të drejtën të zgjedhin midis ofertave.

“Nuk jam pjesë e asnjë grupimi. Nuk kam rezervë për asnjë person apo grup që kërkon largimin e z.Basha, madje kam mirëkuptim maksimal dhe mbështetje maksimale, por nuk jam pjesë e asnjë grupimi. Kam dal si Fatbardh Kadilli, si njeri me një karrierë politike të gjatë. Kam 20 vjet anëtar i Këshillit Kombëtar, 10 vjet anëtar i Kryesisë së kësaj Partie, kam qenë Sekretar i Burimeve Njerëzore, kam  mbuluar  si kordinator përgjegjës politik, qarqe të rëndësishme si Vlora, Fieri Korça, Berati me sukses të jashtëzakonshme në vitin 2015. Kam një përvojë që dua të vë në dispozicion të Partisë Demokratike dhe do ta vë në dispozicion. Demokratët do kenë të drejtën të zgjedhin midis ofertave”, u shpreh Kadilli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img