Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Shpalli kandidaturën për kryebashkiak, Eduart Ndocaj e thotë live nga plazhi: Ja pse nuk u bëra pjesë e qeverisë Berisha-Meta. Sot ka ardhur koha për…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, më pas kryetar i Partisë PBDKSH, Eduart Ndocaj deklaroi pak ditë më parë se do të kandidojë për kryetar bashkie të Lezhës. Lajmin Ndocaj e dha përmes një video-live në Facebook, nga plazhi i Velipojës. Mirëpo, duket se ish deputeti nuk heq dorë nga videot e drejtëpërdrejta nga Facebook.

Në këto momente, pikërisht nga plazhi Ndocaj është duke komunikuar me ndjekësit e tij në rrjetin social, ndërsa po shpalos programin për bashkinë e Lezhës.

Ndër të tjera ai është pyetur nga ndjekësit se pse nuk u bë pjesë e qeverisë së parë Berisha-Meta. Lidhur me këtë pyetje Ndocaj është shprehur se qeveria Berisha-Meta ishte më e korruptuar.  

“Qeveria Meta dhe Berisha ishte më e korruptuar që vitin e parë. Unë do kisha bërë një marrëveshje me ata por, nuk e bëra, nuk i mbështeta. Prandaj nuk mendoj se duhet të bëjmë debat. Ne duhet të mendojmë pse Shqipëria ka bërë prapambetje. Unë po mundohem t’i jap një kontribut Shqipërisë kjo është e gjitha”, është shprehur Ndocaj.

Më tej ai ka shtuar se lidhur me kandidaturën e tij për në krye të Lezhës ka ngritur tashmë struktura në disa qytete, ndërsa bën thirrje për populizëm.  

“Kam struktura në disa qytete të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë. Shpresoj që këto struktura të ndërtohen vetvetiu në çdo qytet, fshat apo zonë elektorale. Unë mendoj se ka ardhur koha t’i kthehemi populizmit. Ka ardhur koha e populizmit dhe nacionalizmit, t’i japim dinjitet popullit”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img