Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shpallet REZULTATI i zgjedhjeve në Kosovë: Vetëvendosja e Albin Kurtit siguron 50%, Vjosa Osmani politikania më e votuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

294cdfca02c377c0e310adfa86d1f99f

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit siguron 50% të votave të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Sipas KQZ-së, partia e drejtuar nga Kurti ka marrë 49.95% të votave dhe është partia që ka shumicën.

Gjithashtu, aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani del se është politikania më e votuar. Ajo ka marrë mbi 300 mijë vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë kryetarja e KQZ Valdete Daka.

Në listën e 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, gjashtë janë nga Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit. Vetë Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Doarsa Kica dhe Jeta Statovci do të jenë pjesë e Kuvendit brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vevtëvendosje.

Vjosa Osmani ka arritur të fitojë 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli 26 mijë e 630 vota, Faton Peci 25 mijë e 307 vota, Doarsa Kica 10 mijë e 604 vota dhe Jeta Statovci 9 mijë e 410 vota.

156589487_4293032317390677_3462877752013227843_n-1_1.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img