Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Shpallet qeveria teknike në Greqi, Ioanis Samaras në krye të vendit deri më 25 qershor

Lajme të ngjashëm

Është shpallur qeveria teknike në Greqi me kryeministër Ioanis Samaras. Ai kreu betimin e tij si kryeministër sot pasdite në prani të presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, si dhe Kryepeshkopit të Athinës dhe Greqisë, Hieronymos.

Ioannis Sarmas do të drejtojë Qeverinë e Përkohshme, e cila do e çojë Greqinë në zgjedhje më datë 25 qershor.

Mitsotakis e ka pritur Ioannis Sharma në shkallët e godinës së qeverisë dhe e ka shoqëruar në kryeministri. Aty, pasi i ka uruar “punë të mbarë” në detyrë, i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Duke u përgjigjur nga ana e tij, Sharma tha se qeveria e përkohshme do të kryejë punën e saj për të vazhduar funksionimin e shtetit, deri në zgjedhje, derisa të vijë përfituesi natyror që do të dalë nga vullneti i popullit.

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou pasi ka ftuar mesditën e së mërkurës liderët e 5 partive, që mundën të hyjnë në parlament nga zgjedhjet e 21 majit, dhe u ka bërë propozimin procedural të fundit për krijimin e një qeverie koalicioni.

Pas kundërshtimit të tyre, sipas kushtetutës ajo emëroi një kryeministër të përkohshëm për ta udhëhequr vendin në zgjedhje të reja, detyrë që ja ka caktuar zotit Ioannis Sarmas, një prej tre kryegjyqtarëve më të lartë të vendit.

Përbërja e qeverisë së re teknike të Greqisë:

  • KRYEMINISTRI: IOANNIS SARMAS
  • MINISTRIA E TERRITORIT: VASILIOS SCOURIS
  • MINISTRIA E FINANCAVE: THEODOROS PELAGIDES
  • MINISTRIA E ZHVILLIMIT DHE INVESTIMEVE: ELENI LOURI
  • MINISTRIA E JASHTME: VASILIOS KASKARELIS
  • MINISTRIA E MBROJTJES KOMBETARE: ALKIBIADIS STEPHANIS
  • MINISTRIA E ARSIMIT DHE FES: CHRISTOS KITTAS
  • MINISTRIA E PUNËS DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE: PATRINA PAPARRIGOPOULOU
  • MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ANASTASIA KOTANIDOU
  • MINISTRIA E MJEDISIT DHE ENERGJISË: PANTELIS KAPROS
  • MINISTRIA E MBROJTJES SË QYTETARIT: GEORGIOS KOUMENTAKIS
  • MINISTRIA E DREJTËSISË: PHILIPPOS SPIROPOULOS
  • MINISTRIA E BRENDSHME: KALLIOPI SPANOU
  • MINISTRIA E IMIGRACIONIT DHE AZILIT: DANIEL ESDRAS
  • MINISTRIA E QEVERISJES DIGJITALE MINISTRI: SOCRATES KATSIKAS

Më shumë