Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Shpallet një vend bosh për anëtar në AIDSSH, ja KRITERET

Lajme të ngjashëm

Parlament.al bën me dije që “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shpall një vend vakant për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit.

Në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fton: Të gjithë shoqatat e ish-të përndjekurve politikë të propozojnë kandidatura për një vend vakant për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

KRITERET:

 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së protokollit të Kuvendit të Shqipërisë dokumentet si më poshtë:

  • Shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;
  • Propozimin e shoqatës së ish të përndjekurve politikë në mbështetje të kandidatit;
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Jetëshkrim i plotësuar/ tel/ adresën e saktë;
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Vërtetim të gjëndjes gjyqësore që nuk ka qënë i dënuar penalisht;
  • Formularin e plotësuar për zbatimin e ligjit nr 138/2015“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
  • Formularin e plotësuar për zbatimin e ligjit nr nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
  • Certifikatë sigurie, sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;

Dokumentet duhet të dorëzohen brenda datës 19.05.2018

Ps: Kandidatët që nuk paraqesin certifikatë sigurie, plotësojnë formularin për zbatimin e ligjit nr. 8457, date 11.2.1999 “Per informacionin e klasifikuar “sekret shteteror”, dhe dërgohen për verifikim pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar:

Formulari për zbatimin e ligjit nr 138/2015“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, gjendet i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit,

Formulari për për zbatimin e ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, është bashkëlidhur këtij njoftimi.

III – Përbërja e Autoritetit, zgjedhja anëtarëve, dhe kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë i Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, janë të përcaktuara në nenet 8 dhe 9, të Ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

Neni 8

Përbërja e Autoritetit, zgjedhja dhe mandati i anëtarëve të tij

1.Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, të zgjedhur nga Kuvendi, mbi propozimet që vijnë nga:

  • dy anëtarë të propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë;
  • një anëtar i propozuar nga Këshilli i Ministrave;
  • një përfaqësues i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë;
  •  një përfaqësues i propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë.

2.Mandati i anëtarit të Autoritetit është 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

3.Kuvendi zgjedh një kryetar nga radhët e anëtarëve të Autoritetit.

Neni 9

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar

Anëtar i Autoritetit mund të zgjidhet personi që:

a) ka shtetësi shqiptare;

b) ka zotësi të plotë për të vepruar;

c) ka mbaruar arsimin e lartë, me Diplomë “Master shkencor”, ose tituj të ekuivalentuar me të;

ç) gëzon integritet të lartë moral, figurë të pastër etiko-morale dhe është i shquar për përgatitje të lartë profesionale;

d) ka jo më pak se 10 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit;

dh) nuk ka qenë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;

e) nuk është anëtar në parti politike;

ë)   në periudhën e përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, nuk ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike, të posaçme;

f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;

g) plotëson kushtet, kriteret dhe pajiset me certifikatë sigurie, sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Çdo kandidat për anëtar, përpara emërimit të tij, nënshkruan një deklaratë për mosmbajtjen prej tij të asnjë prej detyrave apo cilësive të përcaktuara në shkronjën “ë”, të pikës 1, të këtij neni.

Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore ose private.

 

Më shumë