Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Shpallet në kërkim aktor i njohur, plagosi një person për parkimin në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur i Teatrit të Durrësit Ervin Doko, gjithashtu edhe pjesëmarrës në disa seriale të suksesshme, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Mësohet se për shkak të një konflikti për një vend parkimi në kryeqytet ka plagosur një shtetas tjetër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Migjeni” në Kombinat dhe për pasojë aktori është shpallur në kërkim.

Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur shtetasi E.Gk. Shërbimet e Policisë së Komisariatit nr.6 e kanë shpallur në kërkim Ervin Dokon dhe po punojnë për kapjen e tij. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, njofton Policia e Tiranës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img