Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi, pa rrugës të moshuarin dhe e mori në makinë, në çantë kishte 1 kg kokainë me vete

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm 6 muaj pasi u arrestua për transport të lëndëve narkotike në Tiranë.

Bëhet me dije se Liçi është liruar nga akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.

Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar të gjithë në flagrancë.

Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.

Kur dolën para Gjykatës, Dedë Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë. Edhe vetë Xhulio Liçi u shpreh para togave të zeza se nuk e njihte më parë Nimanin, por kur e kishte parë në Plepa duke kërkuar makinë për të ardhur në Tiranë, dhe e kishte marrë.

Në këto kushte, prokuroria e gjendur  përballë mungesës së provave ka liruar nga akuzat efektivin e RENEA-s.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img