Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Metro, rrugë dhe autostrada të përmbytura pas reshjeve masive në New York (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Metro, rrugë dhe autostrada të përmbytura pas reshjeve masive

Autoritetet në Neë York kanë shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha uji në rrugë e kudo,  duke sjelll vështirësi të mëdha për  qytetarët.

Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë përmbytur, ndërsa së paku një terminal në Aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, para se të rihapej më vonë.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Kathy Hochul.

“Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, shkroi ajo në X, rrjetin social të njohur si Tëitter më parë.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurtë dhe të mos tentojnë të udhëtojnë nëpër rrugët e bllokuara nga uji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese