Hapësire reklamuese

Rajoni

Shpallen në kërkim dy vëllezërit shqiptarë në Norvegji, akuzohen për vrasjen e një 20-vjeçari (FOTO-EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shpallen në kërkim dy vëllezërit shqiptarë në

Policia norvegjeze ka shpallur në kërkim dy vëllezër shqiptarë, pasi akuzphen për një vrasje të ndodhur në Mortensrud më 7 tetor.

Bëhet fjalë për Valon dhe Visar Avdyli,nga Kosova, të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë në Gardermoen pak para se të niseshin për në Prishtinë, të shtunën më 9 Tetor.

Ata akuzohen për “vrasjen në bashkëpunim”, në vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan, i cili u qëllua jashtë shkollës në Lofsrud.

Dy vëllezërit i kanë thënë avokatit të tyre se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Sipas medieve të huaja, Valon Avdyli u dënua në vitin 2016 për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua po në të njëjtin vit për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu