Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Shpallen kompanitë fituese për koncesionin e portit e Vlorës, do të investojnë 22.8 milionë euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi i katër kompanive, “Marina Projects ltd”, “Marina di Valona”, “Brunes” dhe “Ndregjoni”, është shpallur fituese për të marrë koncesionin e portit të Vlorës.

Këto kompani do të investojnë 22.8 milionë euro për ta kthyer këtë port në turistik, ndërkohë që do të përfitojnë të drejtën e përdorimit të tokës në zonën e Portit Detar të Vlorës dhe operimin e portit turistik për 35 vite.

Në garën për koncesionin e këtij porti ishin edhe kompanitë “Albavia” dhe “Gjikuria”, të cilat u skualifikuan për shkak se nuk kishin dokumentacion të rregullt. Porti turistik është parashikuar të ndërtohet në zonën që sot përdoret për transportin e pasagjerëve dhe për disa operacione tregtare.

Porti i mallrave do të zhvendoset në zonën e Triportit në Vlorë, ndërkohë që marina e re që do të ndërtohet do të shërbejë për akomodimin e varkave dhe jahteve, si dhe për krijimin e një zone me shërbime tregtare dhe turistike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img