Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Shpallen kandidatët zyrtar për Këshillin e Lartë Gjyqësor (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë ka shpallur sot zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dy janë nga Gjykata e Lartë, dy nga Gjykatat e Apeleve dhe dy nga gjykatat e Rretheve.

albsig

spring

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

-Asim Vokshi

-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

-Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër

-Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

-Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

-Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img