Hapësire reklamuese

Ekonomi

Shpallen fituesit për dy koncesione të reja, kush e mori kontratën për terminalin e pasagjerëve në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Kompania Salillari fiton koncensionin e dytë Brenda 6 muajve. Ajo si pjesë e bashkimit të Operatorëve Ekonomik “SALILLARI” shpk & “HELLAS SERVIS” shpk & ANALYSIS COMPUTER & SERVIS SA & “Klodioda” shpk ka fituar të drejtën koncesionare për Partneritetin Publik Privat për Hartimin, Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Terminalit të Transportit Publik Tiranë (pranë Teg).

Në garë u skualifikuan dy kompani dhe u konstatuan nga verifikimet e komisioneve edhe falsifikime të firmës së një Noteri Holandez. Operator Prokurues për këtë Koncesion është Bashkia Tiranë. Pasaporta e koncesionit publikohet tek Prokurime Transparente për Njësi të Qeverisjes Vendore.

Koncesioni tjetër i shpallur me fitues është Për Dhënie në Koncesion në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Portin e Shëngjinit, Portin e Sarandës, Romano Port, Porti i Petroliferës dhe të gjitha portet e hapura në Republikën e Shqipërisë. Ky koncesion është fituar nga shoqëria Anijet e Shërbimit Detar kompani gjithashtu e themeluar për zbatim të një kontrate të më hershme detare.

Pasaportën e këtij koncesioni e gjeni tek portali Open Data Albania, rubrika regjistri koncensionar. Operator Prokurues për këtë Koncesion është Ministria e Transporteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu