Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpallen fituesit e kampionatit kombëtar të kodimit, ide kreative të përkthyera në lojëra, robotë dhe aplikacione

Shkruar nga Newsbomb

I ndarë në tre kategori të ndryshme plot 500 fëmijë dhe të rinj të moshave 13 deri në 22 vjeç ju bashkuan këtij evenimenti i cili mori përmasa të jashtëzakonshme për nga inovacioni dhe kreativiteti i demonstruar gjatë tij.

Brezi i sotëm po rritet në një epokë të teknologjisë së kudogjendur dhe vështirë të gjesh fëmijë të cilët nuk dinë të kyçen në një telefon, të luajnë lojëra apo edhe të shikojnë video kohë përpara se të arrijë të artikulojë një fjalë të vetme.

Por shumica e tyre nuk e dinë se çfarë po ndodh në prapaskenat e kësaj teknologjie që i lejon ato të bëjnë kaq shumë gjëra me kaq lehtësi. Duke mos qenë në dijeni që asaj çfarë po ndodh, njeriu shndërrohet në një skllav i saj.

Për ti shpëtuar nga ky kurth fëmijët tanë dhe duke i mësuar të kodojnë, Vodafone Albania së bashku me ICTSlab dhe LeSpot organizuan Kampionatin Kombëtar të Kodimit i cili nuk ishte unik vetëm në karakter por edhe shtrirje e pjesëmarrje të gjerë nga datat 13-26 Shkurt.

I ndarë në tre kategori të ndryshme plot 500 fëmijë dhe të rinj të moshave 13 deri në 22 vjeç ju bashkuan këtij evenimenti i cili mori përmasa të jashtëzakonshme për nga inovacioni dhe kreativiteti i demonstruar gjatë tij.

Me një pjesëmarrje impresionuese dhe të jashtëzakonshme, ky kampionat kishte një veçanti dhe unikalitet e përgjatë rrugëtimit dy javor nuk kishte vetëm dhënie nga ana e kandidatëve por një shkëmbim mes tyre, mentorëve dhe organizatorëve,” tha bashkëthemeluesi i ICTSmedia z. Kushtrim Shala.

dgfdghde5rhrhj.jpg

Robotika, MIT App Inventor dhe Unity ishin kategoritë kur të rinjtë u trajnuan por edhe garuan mes tyre ndërsa 9 prej tyre morën çmimet e shpërblime nga organizatorët.

Gjitha projektet që kemi parë dhe njohur në këtë eveniment janë tejet interesante dhe si Vodafone jemi të lumtur që kemi mundësi të mbështesim këto talente të reja” tha përfaqësuesja e Vodafone Albania Hajdi Vokopola.

Shpallja e fituesve u bë në një aktivitet hibrid organizuar me pjesëmarrje fizike dhe virtuale. Secili prej 9 projekteve finaliste prezantoi përballë një audience me mentorë, anëtarë të jurisë, organizatorë dhe një komuniteti të tërë virtual i etur për inovacion.

Mentorët e Kampionatit të Kodimit si Rea Pajo, Lorela Karabushi, Dorian Kane dhe Kamber Shehi shprehën mbresat e tyre për vullnetin dhe dëshirën e treguar nga të rinjtë për të mësuar të gjendur edhe përballë sfidës se i gjithë trajnimi dhe mentorimi u organizua online.

Në kategorinë e Robotikës çmimi i parë shkoi për Jusuf Rrustaj; çmimi i dytë për Hermes Zalla dhe çmimi i tretë për Danel Dani të cilët u shpërblyen me 3 kite robotike, 2 kite robotike dhe 1 kit robotik respektivisht.

Në kategorinë e MIT App Inventor çmimi i parë shkoi për Sara Hasa; çmimi i dytë për Tedi Fejzi dhe çmimi i tretë për Krisalda Mihali të cilët u shpërblyen me një smartfon Galaxy A20e, një tablet MLS Vista 4G dhe një orë inteligjente Withings Move respektivisht.

Në kategorinë Unity çmimi i parë shkoi për grupin Gravity Villain përbërë nga Daniel Doçi dhe Erald Dega; çmimi i dytë për grupin Juth City përbërë nga Jorgit Peshtani dhe Kledi Metaj dhe çmimi i tretë për Mr MegaBoy përbërë nga Klodian Mema, Erjon Alamani dhe Ronald Amani të cilët u shpërblyen me 500-euro, 250-euro dhe 150-euro respektivisht.

fherth5rh4rhj.jpg

Kush janë fituesit e Kampionatit Kombëtar të Kodimit?

Kampionati Kombëtar i Kodimit ka në qendër tre kategori zhvillimi: Robotika, MIT App Inventor dhe Unity.

Vendi i parë në kategorinë Robotikë: Jusuf Rustaj ka ndërtuar në robot që shërben si dezinfektues i ambienteve të mëdha duke lëvizur në mënyrë autonome. Ky robot është i aftë të dezinfektojë ambientin me një përbërës i cili lufton koronavirusin por edhe baktere që ndodhën në ajër apo sipërfaqe.

Vendi i dytë në kategorinë Robotikë: Hermes Zalla ka ndërtuar një makineri pastruese që ndihmon njerëzit duke ju dhënë atyre më shumë kohë për të kryer punë, detyra apo thjeshtë për të kaluar kohë me familjen. Roboti është portabël dhe mund të përdoret në vende të ngushta ose tastiera laptopësh dhe kompjuterësh mjaftueshëm i zgjuar për të kryer detyrën e tij.

Vendi i tretë në kategorinë Robotikë: Daniel Dani e nisi idenë e tij inspiruar nga gjyshja. Ajo është një person me aftësi të kufizuara dhe nuk mund të lëvizë gjysmën e trupit. Duke përdorur një telekomandë ajo tani mund të komandojë ndezjen dhe fikjen e ndriçimit në një dhomë, të përdor një krah robotik që kap objekteve dhe të sjellë pranë saj një ushqyes kafshësh.

Vendi i parë në kategorinë MIT App Inventor: Sara Hasa beson se ngrohja globale dhe ndryshimi klimaterik janë problemi më i madh i botës sot. Ka ndërtuar një aplikacion që sjell informacion në kohë reale dhe një lojë tek e cila ti duhet të shpëtosh Tokën.

Vendi i dytë në kategorinë MIT App Inventor: Tedi Fejzi ka krijuar aplikacione për biznese. Një projekt që flet për Hydro Systems Albania, përmes tij njerëzit mund të informohen për produktet e këtij biznesi, të kontaktojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të informohen për risitë e fundit.

Vendi i tretë në kategorinë MIT App Inventor: Krisalda Mihali ka krijuar një aplikacion që vjen në ndihmë fëmijëve të varfër. Me anë të aplikacionit mund të informohemi mbi gjendjen aktuale në Shqipëri. Mund të zgjidhin një qytet dhe më pas shoqatën për të kryer donacione përkatëse.

Vendi i parë kategoria Unity: Gravity Villain është një lojë në një laborator misterioz ku mund të kontrolloni gravitetin dhe përdorur atë për tu arratisur nga shkencëtarët.

Vendi i dytë kategoria Unity: Juth City është një eksperiencë e cila ju jep lojtarëve mundësinë për të luajtur disa lojëra njëherazi së bashku me përfitime që marrin nga integrimi në aplikacionin JUTH nga Vodafone

Vendi i tretë kategoria Unity: Mr. MegaBoy është një platformë 2D vrapimi ku duhet të modifikoni objektet në lojë për të pastruar rrugën dhe shkuar drejt fitores.

fghfgtrhth5rjj.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll