Hapësire reklamuese

Politikë

Shpallen fituesit e degëve të PD në tre bashki të vendit, në Vlorë i besohet drejtimi Atrid Hoxhës, Pogradeci Genti Çelës dhe Saranda do të drejtohet nga një grua (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Rithemelimit njofton për mbylljen e procesit të zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së në Sarandë, Vlorë dhe Pogradec.

Sipas njoftimit mësohet se kryetare e PD në Sarandë është shpallur Manjola Nikollo me 73% të votave, ndërsa PD në Vlorë do të drejtohet nga Atrid Hoxha, i cili ka arritur të fitojë me 535 vota.

Ndërsa në Pogradec mësohet se si kryetar i Partisë Demokratike në këtë degë ka fituar Genti Çela, me 379 vota.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Sarandë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD Sarandë u shpall znj. Manjola Kastriot Nikollo me 73% të votave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll