
Teksa festivali ndërkombëtar “Eurovision 2025” është duke zhvilluar provat me gjithë këngëtarët përfaqësues të shteteve që do të marrin pjesë, Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është duke bërë “namin”.
Me një postim në platformën “X”, grupi i gazetarëve që ndjekin nga afër çdo punë intensive nga gjithë këngëtarët, kanë bërë një renditje pas provave të dyta të gjysmëfinales së parë.
Shkodra Elektronike është duke na bërë krenarë, pasi vetëm duke u bazuar nga provat, janë renditur në vend të dytë duke bërë që vendi ynë Shqipëria të jetë një shtet pretendentë për të fituar këtë festival.
Kujtojmë se sipas renditjes së shpallur, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Renditja e shteteve në bazë të provave:
1-Polonia
2-Shqipëria
3-Qiproja
4-Belgjika
5-Suedia
6-Ukraina
7-Norvegjia
8-Sllovenia
9-Holanda
10-Islanda
11-Estonia
12-Azerbajxhani
13-Portugalia
14-San Marino
15-Kroacia
Welcome to our stuff ranking after the first semi final second rehearsals!
— Eurovision News (@EurovisionNewZ) May 8, 2025
The ranking only goes to the rehearsal and not personal taste - remember it’s only our stuff opinion as press.
This is our ranking:
#1 - Poland ????????
#2 - Albania ????????
#3 - Cyprus ????????
#4 - Belgium ????????
#5… pic.twitter.com/1B6tjrfJaY