Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zhurma e madhe për divorc, Gjykata kthen mbrapsht Xhensila Myrtezajn

Shkruar nga Newsbomb
Zhurma e madhe për divorc, Gjykata kthen mbrapsht Xhensila Myrtezajn
Besi dhe Xhensila

Edhe pse mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj duket se gjithçka ka marrë fund njëherë e mirë, gjykata ka refuzuar kërkesën për divorc.

Shkak janë bërë çështje proceduriale, duke mos pranuar kërkesën e këngëtares, pasi kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja, pra Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica. Por sipas gjykatës në këto raste duhet të jetë vetë paditësja që ka tagër për të nënshkruar dhe askush tjetër.

“Gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: “Kthimin e kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur në çështjen civile me Nr. 13860 Regj. Dt. 03.05.2024 të palës paditëse Xhensila Kallaku. Shpenzimet gjyqësore mbeten si janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) diteve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 10.05.2024”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që ka qenë Bes Kallaku, i cili konfirmoi i pari ndarjen nga Xhensila, teksa tha se fëmijët jetojnë me këngëtaren, por që i takon shpesh sidomos vajzën që është edhe më e rritur.

Mirëpo, edhe pse të ndarë mes rreshtave të këngëve apo edhe postimeve në instagram, ish-bashkëshortët vazhdojnë të thumbojnë njëri-tjetrin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese