Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zhaklin Lekatari këshillon futbollistët: Seksi para ndeshjes të shkarkon stresin

Shkruar nga Newsbomb
Zhaklin Lekatari këshillon futbollistët: Seksi para ndeshjes të
Zhaklin Lekatari - Kombëtarja

A lejohet që futbollistët të kryejnë marrëdhënie seksuale para ndeshjes? Kjo ishte pyetja e cila iu bë opinionistes, Zhaklin Lekatari. E ftuar në emisionin “Kampionët” në TV Klan, Lekatari foli pikërisht për këtë temë dhe dukë dhënë versionin e saj.

Opinionistja e njohur thotë se diçka e tillë nuk këshillohet për futbollistët, pavarësisht se marrëdhënia seksuale është diçka që të bën të shkarkosh të gjitha streset.

“Është një pyetje që ka nxitur shumë debate dhe që nxit diskutime edhe nga komuniteti sportiv dhe ai shkencor. Në fakt mendoj që ka të bëjë me futbollistët dhe performancën e tyre, me dëshirën e tyre. Nuk duhet bërë marrëdhënie seksuale disa orë para se të jetë ndeshja apo finalja e madhe.

Në përgjithësi këto ekipet apo klubet e mëdha kanë disa rregulla shumë strikte dhe nuk i lejojnë futbollistët që të kryejnë marrëdhënie ose të qëndrojnë pranë grave të tyre. Ndonëse marrrëdhënia seksuale na shkarkon nga stresi, prap performanca e dobët bën që rregullat të jenë strikte dhe të mos këshillohet diçka e tillë”, është shprehur Zhaklin Lekatari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese