Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Zarfi i zi s’qenka dhe aq i tmerrshëm”, Juli dhe Ledioni debat pas rikthimit të Eglës: S’ka përjashtim me pikëpyetje

Shkruar nga Newsbomb
“Zarfi i zi s’qenka dhe aq i tmerrshëm”, Juli dhe Ledioni
FotoMontazh/ Ledion - Egla -Juli

 

“Prime” i Big Brother ishte i mbushur me debate, surpriza dhe të papritura. Edhe një herë Juli ka reaguar në lidhje përjashtimin e Eglës dhe më pas rikthimin e saj.

Në një përplasje me moderatorin Ledion Liço, Juli tha se në njoftimin e zarfit të zi thuhej se ata janë përjashtuar.

Këtë gjë e ka mohuar Ledioni, i cili është shprehur se në zarf nuk thuhej që është përjashtuar, por skualifikuar nga loja.  

Mirëpo kjo bie ndesh me postimin që ende ndodhet në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku shkruhet: “Egla përjashtohet nga Big Brother”.

Pjesë nga debati:

Juli: Këtu brenda ne luajmë ose jetojmë brenda disa rregullave dhe s’kemi informacion tjetër. I vetmi informacion është ajo që na vjen prej jush dhe prej “Vëllait të Madh” nëpërmjet urdhrave apo sfidave. Mos harroni që janë 80 e disa ditë, zarfi i zi nuk qenka edhe aq i tmerrshëm përsa kohë mund të na kthejë publiku në shtëpi.

Ledion: Ne nuk kemi shtuar asnjë rregull, është një rregull formati që mund të aktivizohet sa herë që produksioni e sheh të arsyetueshme për ta aktivizuar. Deri tani ju njihni vetëm ngjyrën e bardhë, të kuqe dhe të zezë për zarfin. Mund tju vijë një zarf lejla ose blu aty brenda për një arsye apo për një tjetër. Lufta juaj nuk është me Vëllaine  Madh, duhet të jetë me veten tuaj përballë publikut sepse vetëm kështu fitohet ky edicion.

Juli: Jam dakord me ju po askush s’më ndalon këtë deduksion logjik për sa kohë që nuk e kisha parë këtë gjë më parë. E vërteta është kur thuhet BB është i paparashikueshëm, por kur thuhet skulaifikim nuk do të thotë skualifikim me pikëpyetje.

Julian Deda edhe më herët reagoi për vendimin e marrë nga produksioni i “Big Brother VIP” që përjashtoi me zarf të zi Egla Cenon, Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin, ku në fakt ishte thjeshtë një skualifikim fiktiv pasi të tre u nxorën në nominim dhe vetëm njëri prej tyre me votën e publikut u largua nga shtëpia.

Aktori më herët tha se në këtë mënyrë mund të thyhen fare mirë rregullat përmes sjelljeve jo të hijshme.

“Është zhvlerësuar zarfi i zi komplet sepse tani mund të merret dhe e kundërta që kjo ok po dola, e voto publiku. Çfarë është kjo? Sepse publiku voton gjithmonë mër vëlla. Logjika të bën kështu, nëse ata vijnë, kanë ndenjur në shtëpi, kanë kaluar nominime me atë sjellje do të thotë që me një sjellje tjetër, dalin për një javë. Kjo është logjika.

Atëherë i bie që këta janë gjykuar për këtë sjellje, ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo, përndjekja, si quhet ajo... A ishte vepër penale? Ç’punë ka publiku të vendosë për një vepër që e vendos Gjykata?”, ka thënë Jul Deda që në këtë moment u ndërpre nga produksioni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese