Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Zarfi i zi mbërrin në Big Brother, cili do jetë dënimi për Ilnisën dhe Meritonin

Shkruar nga Newsbomb
Zarfi i zi mbërrin në Big Brother, cili do jetë dënimi
Foto ilustruese/ © Credits top-channel.tv

Pak momente më parë në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip, ka mbërritur zarfi i zi për Meritonin dhe Ilnisën pas përplasjes me Egla Cenon.

Zarfi është për personat në fjalë, por që nuk dihet ende përmbajtja e tij, pasi pritet që të lexohet sonte gjatë “prime-it”.

Kujtojmë që disa ditë më parë pati një përplasje të ashpër mes Eglës, Meritonit dhe Ilnisës. Duket se aktoren nuk e kanë mbajtur nervat dhe i ka hedhur verë në kokë.

Kjo përplasje solli dhe përjashtimin Eglës, të paktën kështu e dinë banorët. Pasi në fakt në Instagramin e Big Brother, u publikua në video ku Egla shihej në një dhomë e izoluar dhe duket se sonte do rikthehet në lojë. Por kjo mbetet për t’ u parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese