Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Ylli konkurrenti i “Ferma Vip” merr një letër tronditëse nga gruaja: Atij i pëlqejnë burrat

Shkruar nga Newsbomb
Ylli konkurrenti i “Ferma Vip” merr një letër
Yll Dreshaj

Një histori tronditëse dhe plot tensione u tregua gjatë spektaklit të së hënës në “Ferma VIP 2”. Gjatë javës, Ylli, një nga konkurrentët e programit, rrëfeu se ka qenë i martuar jashtë fermës dhe aktualisht ndodhet në proces divorci.

Por deklarata e tij nuk është pritur mirë nga ish-partnerja, e cila ka reaguar përmes një letre të dërguar në redaksinë e programit, duke dhënë një version të ndryshëm të ngjarjes.

Në letrën e saj, ajo sqaron se me Yllin ka bashkëjetuar vetëm dy javë dhe se martesa mes tyre ka qenë thjesht civile, pa asnjë ceremoni martesore apo dasmë. Më tej, ajo pretendon se arsyeja e ndarjes së tyre lidhet me orientimin seksual të Yllit, duke pohuar se ai ka shfaqur interes për burra në disa raste të caktuara.

 “Unë jam personi të cilin Yllin po e përmend vazhdimisht. Ylli është mashtrues. Unë jam ish e fejuara e Yllit. Akoma kemi kurorë, akoma nuk kemi divorc. Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani.

Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Kam prova. Fatkeqësisht pas një konflikti mes nesh ai u largua papritur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar, por ai na ka bllokuar. Aktualisht jemi ende të martuar, nuk ka asnjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situatë më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë,” shkruhej në letër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese