Aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane Zendaja ka shprehur hapur pëlqimin e saj për tenistin italian Janik Siner. Ajo shprehet se është një fanse e madhe e tij dhe sa herë gjen kohë i ndjek me shumë dëshirë ndeshjet e talentit të ri në sportin e tenisit.
“A e njoh atë? Sigurisht! Unë e dua absolutisht tenisin e tij. Kur mund t’i ndjek ndeshjet e tij, jam një fanse e madhe”,- tha aktorja amerikane Zendaja.
Për yllin amerikan, Zendaja, Siner përvecse është një talent i spikatur në sportin e tenisit, ai ka gjasa që të ketë një të ardhme të ndritur edhe në fushën e kinematografisë. SIpas saj, ai ka imazhin e një aktori, dhe e vetmja gjë që i ngelet është të mësojë të aktrojë thotë ajo.
“A ka Janiku fytyrën e një aktori? Sipas mendimit tim, “Po”, kush e di që pas karrierës së tij, mund të mësojë të aktrojë. Sigurisht që e ka impresionin e parë” – u shpreh aktorja.
Jannik Sinner është një tenist profesionist italian . Ai është renditur si numri 2 i botës në teke nga Shoqata e Profesionistëve të Tenisit (ATP) dhe është tenisti italian i renditur më lartë në historinë e Italisë. Sinner ka fituar 13 tituj “ATP Tour” teke, duke përfshirë një titull “Grand Slam në “Australian Open 2024” dhe dy tituj “Master 1000”. Ai ka arritur në gjysmëfinalet në “Ëimbledon” si dhe në çerekfinalet e “French Open” dhe “US Open”. Në fund të sezonit 2023, Sinner ishte nënkampion në “ATP Finals” dhe udhëhoqi Italinë drejt kurorës së “Kupës Davis”.
Sinner është i renditur në numrin 124 në “botën dyshe”, e arritur në shtator 2021 dhe ka fituar një titull “ATP Tour”në dyshe.