
Xum Allushi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother Albania VIP 4. Xumi u largua pas nominimit “kokë më kokë” me Egli Takon, nominim të zgjedhur nga vetë kjo e fundit.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xumi ka folur në lidhje me ndjenjat ndaj Eglit, por edhe raportin me Olsi Bylykun, pas fotos që qarkullon në rrjet ku shihen sëbashku.
Ai u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.
“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.
Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’.”, theksoi Xum Allushi.
Xumi komentoi dhe shprehjen e famshme e cila u bë ‘’meme’’ në rrjet ‘’Do fiks dritat e shtepisë së Big Brother VIP 4’’.
“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi", ka thënë ai ndër të tjera.