Xhensila Myrtezaj ka reaguar në lidhje me intervistën e mrëmjes së djeshme, e cila they rekord shikueshmërie dhe ngjalli reagime të shumta në rrjet.
Këngëtraja përmes një postimi në Instagram ndërsa falenderon të gjithë për mbështetjen dhe fjalët e mira, tregon se në këtë intervistë shprehu realiteti, për veten, por edhe për çdo grua që kishte nevoje ta dëgjojë.
"Në kete interviste shpreha realitetin tim, për veten por edhe për çdo grua që kishte nevoje ta dëgjojë.
Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur in-boxin
Une nuk jam vetëm, Ju nuk jeni vetëm.
Faleminderit @arbanao & @eduartgrishaj per ftesen, me krijuat hapesirën të prezantoja Xhensilen si kurrë më parë, me të mirat dhe difektet që ka.
Askush nuk është përfekt. Por jemi gjithmonë në kohë të përmirësohemi."
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e ftuar nga Arbana Osmani në “Mirëmbrëma yje” mrëmjen e djeshme ka bërë një rrëfim si kurrë më parë, ku tregoi një anë tjetër të artistes.
Gjatë kësaj interviste, këngëtarja ka folur në lidhje me disa nga kujtimet më të errëta të fëmijërisë së saj, divorcit të prindërve, por u ndal edhe tek divorci me këngëtarin Bes Kallaku, çështje e cila prej muajsh është diskutuar në media.
Kjo intervistë e këngëtares ka “thyer” dhe rekord shikueshmërie. Në vetëm 14 orë intervista me Xhensilën ka marrë afërsisht 600 mijë shikime.