Bes Kallaku, në një intervistë për emisionin "Goca dhe Gra," ka ndarë detaje për krijimtarinë e tij muzikore. Përmes një lidhje telefonike, Kallaku zbuloi se tekstet e këngëve i krijon vetë, duke i quajtur frymëzim personal që vjen nga përvojat e tij.
“Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha Besi.
Mirëpo, kjo deklaratë vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e fundit më të fundit dhe të gjithë mendojnë se është një dedikim për Xhensilën.
“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”.
Në këto vargje nënkuptohet se fajtorja për ndarjen të ketë qenë Xhensila dhe jo ai.