Sot, djali i Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut feston 1 vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Besi e ka uruar të birin me fjalë të ndjera, si dhe u udhëzon që në jetë t’i përulet Zotit. Ajo që vihet re është fakti se aktori ka zbuluar për herë të parë portretin e të birit me anë të një videoje.
“Amen, biri im! Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise. Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu. Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine. Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende. Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogël,” shkruan Besi në Instagram.
View this post on Instagram
Nuk ka munguar as postimi i Xhensila Myrtezaj, e cila përmes të një kënge ndan disa nga momentet më të bukura me të birin, duke i dedikuar fjalë zemre.
“Edhe 100 heroi im i vogël! 11:11:2023 Zoti i dha dritën e parajsës syve të mi. Zëri im kumbon nga zemra kur këndoj për ty,” shkruan Xhensila krahas videos së këngës në Instagram.
Ndërsa në vargjet e këngës, Xhensila i thotë të birit Mes rreshtave të këngës, Xhensila i thotë të birit se derisa ai të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të heshtë.
“Të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë. Më shumë se veten time ty të dua, kapiteni ti më mua. Ti je gjthë bota që kam ëndërruar, biri im sa shumë të dua. Me shumë trazira të solli furtuna e Nëntorit, ti i bëre lulet që të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të rritesh bir e të mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht," thotë mes rreshash, si një mesazh të koduar për të gjithë komentet morale ndaj saj.
View this post on Instagram