Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Xheneta takohet me Gjestin? Çfarë ndodhi mes tyre në korridoret e Top Channel

Shkruar nga Newsbomb
Xheneta takohet me Gjestin? Çfarë ndodhi mes tyre në korridoret
Xheneta dhe Gjesti

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçs ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën.

E teksa Gjesti më herët tha se nuk dëshironte që të kishte asnjë kontakt me modelen, veprimi i fundit ka treguar krejt të kundërtën. Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ai i cili në “E Diell”, ka zbuluar se Gjesti dhe Xheneta janë përshëndetur në ambientet e Top Channel.

Sipas tij, takimi i tyre ka qenë i rastësishëm ku në korridoret e televizionit të dy janë parë dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrin, ndërkohë që Gjesti ka dashur edhe t’i flasë, mirëpo Xheneta është larguar menjëherë.

“Xheneta dhe Gjesti janë parë sot, kanë qeshur me njëri-tjetrin dhe janë larguar.  Nuk e di arsyen pse nuk janë ballafaquar dhe pse nuk kanë dhënë dorën njëri-tjetrin.  Me thënë të drejtën buzëqeshje ne kishte Gjesti, u bë gati për të folur por, Xheneta i buzëqeshi dhe u largua”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese