Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Vogëlushi i Dafina Zeqirit bëhet me “Lamborghini” pa lindur ende! Mami i ble prodhimin e ri, janë vetëm 500 të tilla në treg

Shkruar nga Newsbomb
Vogëlushi i Dafina Zeqirit bëhet me “Lamborghini” pa
Dafina Zeqiri

E teksa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, mami Dafina Zeqiri është duke u kujdesur deri në detajin më të vogël. Së fundmi ajo dhe partneri i saj i kanë blerë bebushit të tyre “Lamborghinin” e tij të parë.

Bëhet fjalë për një “Lamborghini baby stroller”, pra një karrocë për fëmijë e cila ka vetëm disa javë që është lancuar nga kompania prestigjoze.

Ka qenë vetë Dafi e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka zbuluar se karroca ndodhet në shtëpinë e tyre dhe është gati për të mbajtur vogëlushin që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Vogëlushi i Dafina Zeqirit bëhet me “Lamborghini” pa

Por, ajo që e bën më interesante këtë karrocë është fakti se janë prodhuar vetëm 500 të tilla dhe një prej tyre ndodhet në duart e këngëtares shqiptare.

Prodhuesi i makinave luksoze, Laborghini futi pak javë më parë karrocën për fëmijë duke e partnerizuar me markën britanike të çerdheve “Silver Cross”.  Thuhet se në treg janë hedhur vetëm 500 karroca të tilla dhe secila prej tyre vjen me një pllakë botimi. “Silver Cross” e ka quajtur këtë prodhim të ri një “super karrocë për fëmijë” e cila shitet vetëm për 5 mijë dollarë.

Vogëlushi i Dafina Zeqirit bëhet me “Lamborghini” pa

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese