Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Vizita e Harry dhe Meghan në Nigeri, zonja e parë kritikon veshjen e saj: Ne nuk e pranojmë “lakuriqësinë” në kulturën tonë

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e Harry dhe Meghan në Nigeri, zonja e parë kritikon veshjen e
Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle

Zonja e parë e Nigerisë, Oluremi Tinubu ka kritikuar veshjen e Meghan Markle gjatë turneut të fundit të saj me dukën e Sussex-it, Harry, në vendet e Afrikës Perëndimore.

Gjatë një fjalimi në nder të përvjetorit te parë në detyrën presidenciale të bashkëshortit të saj Bola Tinubu, Oluremi tha se vlerat kulturore nigeriane janë të ndryshme nga ato amerikane dhe veshja duhet të jetë komfort rregullave dhe duke respektuar kulturën e vendeve që vizitojmë duke shigjetuar në këtë mënyrë veshjen e Meghan gjatë vizitës së saj në këtë vend.

Oluremi vijoi më tej duke thënë se nuk e pranojnë lakuriqësinë në kulturën nigeriane, pasi nuk është diçka e bukur dhe se këtu nuk po organizohet një Met Gala, që veshjet të jenë kaq të hapura.

Siç raporton gazeta The Sun, në fjalimin e saj ku vlerësoi kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës, Tinubu foli për vlerat kulturore nigeriane dhe se si ato ndryshojnë nga ato amerikane - si për shembull, çfarë konsiderohet veshja dhe modestia e përshtatshme.

“Ne nuk po bëjmë një Met Gala. Nudoja është kudo tek femrat, ndërkohë që meshkujt janë të veshur më mirë. Rrjedhimisht, diçka duhet bërë. Ne nuk e pranojmë lakuriqësinë në kulturën tonë. Kjo nuk është e bukur. Nuk është aspak e bukur.... “,- tha Zonja e Parë e Nigerisë.

Për Zonjën e Parë të Nigerisë, Oluremi Tinubu vajzat dhe gratë nigeriane nuk kanë nevojë që të imitojnë yjet e filmave amerikanë, pasi ato nuk e dinë se nga vijnë, ndryshe shton ajo nga ne që e njohim veten se kush jemi, teksa vlerësoi kontributin e tyre në të gjitha sferat e jetës.

Nuk kemi nevojë të imitojmë yjet e filmit nga Amerika. Ata nuk e dinë se nga vijnë. Pse erdhi Megan këtu në kërkim të Afrikës?! Ne e dimë se kush jemi. Mos e humbni veten, mos harroni kush jeni”,- tha Zonja e Parë e Nigerisë, Oluremi Tinubu.

Kujtojmë se Harry dhe Meghan zhvilluan një turne në Afrikën Perëndimore, në 11 maj të këtij viti.

Princi Harry i Britanisë dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, mbërritën në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, të premten për të filluar një vizitë tre-ditore në kombin më të populluar të Afrikës.

Ky është udhëtimi i tyre i parë që nga viti 2019, kur ata vizituan disa vende të Afrikës, pasi në atë kohë ata ende punonin për Familjen Mbretërore të Britanisë së Madhe.

Gjatë ndalesës së tyre të parë në një shkollë lokale, Lightëay Academy, Meghan Markle foli në eventin hapës të një sesioni mbi shëndetin mendor, organizuar nga OJQ-ja lokale GEANCO.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meghan Markle (@meghan.markle.official)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese