Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

VIP-at e Big Brother Kosova/ Sara Kolami nuk njeh Isa Boletinin, këngëtari kosovar lë nam me Ismail Qemalin

Shkruar nga Newsbomb
VIP-at e Big Brother Kosova/ Sara Kolami nuk njeh Isa Boletinin,
Fotomontazh: Sara Kolami dhe Xuxi

Sara Kolami ishte pjesë e lojës së organizuar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, ku të gjithë duhet të gjenin emrin e personazheve që shfaqeshin në një ekran. Banorja e këtij formati televiziv nuk arriti të gjente asnjë nga personazhet e shfaqura.

Por, ajo që la padyshim gjurmë dhe me siguri do të bëjë bujë ishte mosnjohja e Isa Boletinit. Lideri ushtarak dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit ka qenë padyshim një nga figurat më të rendësishme të kohës me një kontribut të jashtëzakonshëm për Pavarësinë e Shqipërisë.

Por, siç duket VIP-at e 2024-tës të përfshirë në këtë format televiziv nuk ia kanë haberin historisë dhe legjendave që shërbyen në kohët e veshtira që sot të jemi komb i pavarur. Edhe pse Kolami është rritur në Greqi, të qenit personazh VIP padyshim ka benefite, por edhe përgjegjësi, si njerëz me impakt të rëndësishëm në publik. Shpeshherë ata janë shndërruar dhe në modele për të ardhmen e shoqërisë, por me sa duket në ditët e sotme me rëndësi janë personazhet e rrjeteve sociale dhe ata me më shumë followersa.

Qershia mbi tortë padyshim ishte mosnjohja e Ismail Qemalit nga personazhi tjetër Xuxi. Një reality shoë që tregon realitetin e trishtë, mbi të gjitha me personazhe të cilësuar si VIP-a.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese