Luna Mari Ejlli erdhi sot në jetë duke bekuar kështu jetën e mami Kiarës dhe babi Luizit. Sapo lajmi u bë me dije nga vetë këngëtari rrjeti “shpërtheu” në urime për prindërit më të rinj.
E së fundmi, Luizi ka përfituar të falenderojë shkurtimisht të gjithë ndjekësit. Përmes një video nga ambientet e “Spitalit Amerikan”, fenomeni i Big Brother Vip 2, me sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi, thotë se është duke përjetuar lumturinë më të madhe.
“Shumë faleminderit për gjithçka. Mëk eni bërë njeriun më të lumtur në botë. Kam menduar që lumturia e kishte pikun kur më ka thënë Kiara po, por më vjen keq lumturia, por më vjen keq ti them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra. Është fakt dhe keni për ta kuptuar vetë kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë vetë”, dëgjohet të thotë Luizi.