Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Robert Aliaj ofendon Xhensila Peren: Unë nuk e kam çmimin e natës 250 dollarë, s’më kanë ofruar para për të më shfrytëzuar

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Robert Aliaj ofendon Xhensila Peren: Unë nuk e kam çmimin e
Robert Aliaj dhe Xhensila Pere

Debate të ashpra janë regjistruar së fundmi mes dy konkurrentëve në reality shown më të ri “Ferma Vip”. E kemi fjalën për Robert Aliajn dhe Xhensila Peren, të dy njihen për karakterin e tyre shpërthyes si dhe për fjalët pa censurim.

Përplasja mes dy konkurrentëve ka agravuar deri në ofendime. Ka qenë Roberti ai i cili i është drejtuar modeles duke i thënë se nëse klikohet emri i tij në “google” do të kuptohet që është një njeri i artit dhe çmimi i tij nuk është 250 dollarë.

Pjesë nga debati:

Roberti: Po të klikohet emri im në Google do shikohet që unë jam një piktor dhe një këngëtar.

Xhensila: Po ç’më duhet mua emri jot në google kur të kam përballë?

Roberti: Do shikohet që çmimi im i natës nuk është 250 dollarë as më kanë ofruar pare për të më shfrytëzuar. Do shikohet që unë nuk futem nëpër show për skandale.  

Xhensila: Po po të shikojnë.

© Credits https://www.vizionplus.tv/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese