Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Video që po thyen rrjetin, Vesa nuk i lëshon dorën Romeos për ditëlindjen e Meritonit

Shkruar nga Newsbomb
Video që po thyen rrjetin, Vesa nuk i lëshon dorën Romeos
Romeo dhe Vesa/ Fotomontazh

Ditëlindja e Meriton Mjekiqit rifuti edhe një herë në shtëpinë e Big Brother VIP gjithë banorët e eleminuar. Surprizë e mrekullueshme për konkurrentin e këtij formati televiziv, por vëmendjen më të madhe e ka marrë Romeo Veshaj me Vesa Smolicën. Kjo e fundit është eleminuar prej kohësh nga Big Brother, ndërsa Romeo është në lojë si finalist.

Në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, ku Vesa qëndron shumë pranë tij, i cili është në një romancë me Heidin. Disa momente pikante që nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave. Fillimisht Vesa e kap Romeon nga dora duke mos e lënë të largohet. Gjatë gjithë festës i qëndron pranë. Madje edhe në foton me Heidin, ajo ndërhyn duke dalë në fotografi me çiftin.

Prekjet e bukuroshes ndaj Romeos po komentohen shumë në rrjet. Megjhithatë deri më tani nuk mund të flitet më shumë se kaq, duke qenë se aktori është i izoluar deri në finalen e nesërme brenda katër mureve. Po siç thonë, “Ku ka zë, s’është pa gjë”...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese