Edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht, moderatorja Fatma Methasani dhe këngëtari Adrian Gaxha ishin çifti më i komentuar në rrjet gjatë vitit 2016.
Ishte një video ku këngëtari dhe moderatorja shfaqeshin të përqafuar duke ecur në rrugët e kryeqytetit, ajo që bëri fansat të besonin se dyshja po jetonte nje romancë sebashku.
Por a janë rikthyer dyshja sërish bashkë? Prive shkruan se Fatma dhe Adrian Gaxha janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas 8 vitesh të ndarë.
“2016-ta është kthyer në 2024-tën. Burime të sigurta të Prive kanë bërë të ditur se ata janë parë shumë, por shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit së fundmi. Ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale ku sërish kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin.”
Moderatorja, Fatma Methasani prej më shumë se një viti ka deklaruar se është single pas ndarjes nga ish-partneri dhe babai i djalit Noah, kuzhinieri Alfio Rrotani. Alfio dhe Fatma u njohën në IN Tv, në fillim si kolegë dhe më pas raporti i tyre kaloi në dashuri.
Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë. Gjithsesi nuk i shpëtuan dot syrit të mediave. Por edhe pse e pranuan publikisht vitin e kaluar duke thënë se janë ndarë në paqe dhe mirëkuptim, raporti i tyre kishe përfunduar kohë më parë.
Në rrjet u aludua për një tradhëti nga ana e Alfios, por kjo kurrë nuk u sqarua nga dyshja, madje në një postim shefi i kuzhinës shkruante se motivet e ndarjes ishin personale dhe nuk lidheshin me tradhtinë sikurse u përfol.