Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Olsi Bylyku “thumbon” hapur Top Channel: Si përfunduam kështu...

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Olsi Bylyku “thumbon” hapur Top Channel: Si përfunduam
Olsi Bylyku

Olsi Bylykut nuk i “del e keqja” me Top Channel. Pas postimit ku gjerë e gjatë shprehur hatërmbetjet me produksionin e Big Brother Vip, për mënyrën se si e nxorën nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, së fundmi Olsi ka lëshuar një tjetër thumb për televizionin më të zëshëm në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në në “Instagram”, Olsi ka shkëputur një copëz të projektit të ri e cila shihet qartë që është “sulm” për Top Channel. Ndër të tjera aktori dhe këngëtari s’ka lënë pa përmendur as arsyen e vërtetë të eleminimit nga Big Brother Vip.

“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur… Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur me të qeshur. “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë, mes 4 rrugëve, si përfunduam kështu ne? Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë na nxori populli sepse s’ka lidhje ‘Top-i’ me atë pjesë, as produksioni po… Po hajt, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë…”, dëgjohet të thotë Olsi.

Kujtojmë se rrugëtimi i Olsit brenda në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, zgjati shumë, shumë pak. Pas daljes nga shtëpia në shenjë revolte ai fshiu të gjitha fotot në Big, nuk u paraqit në asnjë nga takimet në Top Channel, madje më pas përmes një postimi e bëri të qartë që rrugëtimi i tij u pre në mes nga produksioni i këtij formati dhe jo nga publiku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese